Një i moshuar është mbytur gjatë mbrëmjes të së martës në plazhin Gouvesit të ishullit Kreta në Greqi, pasi që kishte hyrë për të nxjerrë nga dallgët dy nipërit e tij 7 dhe 10 vjeçar që po mbyteshin.
I moshuari hyri menjëherë në det pasi pa që nipërit e tij po mbyteshin duke i nxjerrë ata, ndërkaq vetë nuk arriti të dalë nga uji pasi dallgët e rrëmbyen atë.
Njerëz të tjerë u afruan pasi panë se ç’po ndodhte, duke nxjerrë nga uji dy fëmijët, ndërsa gjyshi i tyre vazhdonte të përpiqej për të dalë nga uji.
Sipas një dëshmitari i cili e kishte parë ngjarjen ishte e pamundur të bëhej diçka për ta shpëtuar plakun.
“Ai luftoi deri në fund. E pamë se si e mori uji pak nga pak por nuk mundëm të bënim asgjë në ato momente. Ai u përpoq për nipërit dhe pa që ata ia dolën mbanë në breg. Të paktën iku me këtë lajm të mirë”.
Mësohet se tashmë i ndjeri ishte një turist britanik./GazetaSinjali/