image Gjyqtarja e suspenduar serbe: Kemi vendosur t’i bashkohemi të gjithëve në këtë luftë

Politikë

Gjyqtarja e suspenduar serbe: Kemi vendosur t’i bashkohemi të gjithëve në këtë luftë

news image

Në protestën e organizuar sot në Mitrovicën e Veriut nga Lista Serbe ka folur edhe ish-kryetarja e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Liljana Stefanoviq.

Ajo tha se të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët serbë janë larguar nga sistemi gjyqësor i Kosovës.

“Ne vendosëm unanimisht të largohemi nga sistemi gjyqësor dhe t’i bashkohemi të gjithëve në këtë luftë. Vendimi ynë është i qartë. Mendoj se jemi ambasadorët më të mirë të gjyqësisë serbe”, tha Stevanoviq.

Në mars, Stefanoviq ishte suspenduar nga pozita e kryegjyqtares, pasi kishte marrë pjesë në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë, të thirrur nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

/GazetaSinjali/