image Gjyqtarit Sali Berisha i ndërpritet masa e paraburgimit

Kosovë

Drejtësi/ Gjyqtarit Sali Berisha i ndërpritet masa e paraburgimit

news image

Sali Berisha është liruar nga paraburgimi pas arrestimit që i ishte bërë më 17 shtator të këtij viti.

Berishës i ishte caktuar masa e paraburgimit para rreth tre muajsh, ndërsa lirimi nga kjo masë është bërë sot, raporton Gazeta Sinjali.

Berisha si gjyqtar në Gjykatën Themelore të Pejës dyshohet nga ana e prokurorisë për veprat penale: “Shpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarë dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve”.

Në seancën dëgjimore avokati Gëzim Kollqaku e ka konsideruar montim rastin ndaj klientit të tij Sali Berishës.

Kollqaku ka hedhur poshtë çdo mundësi që Sali Berisha të ketë keqpërdorur pozitën e tij për të marrë ryshfet siç pretendohet.

Edhe vet Sali Berisha, para gjykatësit të rastit ka thënë se ky është rasti i montuar ndaj tij. Ai ka thënë se është i gatshëm që të bashkëpunojë që ky rast të zbardhet si dhe të dorëzojë dokumentacionet si dëshmi se nuk do të largohet nga vendi./Gazeta Sinjali/