image Gjyqtari nga Mitrovica ka një mesazh ndaj personit që e kërcënoi me plumb

Kosovë

Siguri/ Gjyqtari nga Mitrovica ka një mesazh ndaj personit që e kërcënoi me plumb

news image

“Ka menduar ndoshta që gjyqtarët frikësohen, por ata le ta dinë që gjyqtarët në Kosovë janë të dijshëm, profesional dhe nuk frikësohen e nuk i nënshtrohen kurrfarë kërcënimi. Nuk mund ta di qëllimin e tij, por ka kaluar koha e frikësimit, shantazhit”, ka deklaruar për Gazetën Sinjali gjyqtari, Ragip Kadriu.

Ragip Kadriu, gjyqtar në Gjykatën Themelore të Mitrovicës e ka komentuar për Gazetën Sinjali, kërcënimin që ai ka marrë gjatë ditës së sotme.

Ai ka treguar se kërcënuesi është Bashkim Muharremi që kishte një lëndë tek ai.

Kadriu për Gazetën Sinjali ka thënë se përderisa gjatë ditës së sotme kishte qenë në një seancë gjyqësore, Muharremi përmes sigurimit e ka kërcënuar se do t’ia jep një plumb në kokë.

“Një palë që ka qenë në procedurë më vonë kam kuptuar që quhet Bashkim Muharremi dhe tek sigurimi ia ka përcjellë disa fjalë që kur të del gjyqtari jashtë objektit do të ia dha një plumb. Mua personalisht nuk më janë thënë këto fjalë sepse nuk kam pas kontakt me të, por sigurimit të cilët më kanë informuar mua për shkak se unë kam qenë në seancë”, ka deklaruar ai për Gazetën Sinjali.

Gjyqtari ka thënë se Muharremi kishte një lëndë në procedurë civile.

“E kam paraqitur rastin dhe sipas gjasave që procedurat ndaj tij janë duke u zhvilluar. Ai ka qenë rast  në procedurë civile ka pasur një kontest për një përmbushje kontrate për ndërtimin e përbashkët, për personin diçka nuk ka shkuar në rregull dhe në vend që të ankohet në shkallë të dytë ka zgjedhur rrugë të tjera me kërcënim”, ka deklaruar ai për Gazetën Sinjali.

Më tutje Kadriu ka thënë se tentimet e tilla për frikësim, nuk kanë vend tek gjyqtarët e Kosovës, pasi sipas tij gjyqtarët janë profesional dhe nuk mund të frikësohen.

“Ka menduar ndoshta që gjyqtarët frikësohen, por ata le ta dinë që gjyqtarët në Kosovë janë të dijshëm, profesional dhe nuk frikësohen e nuk i nënshtrohen kurrfarë kërcënimi. Nuk mund ta di qëllimin e tij, por ka kaluar koha e frikësimit, shantazhit”, ka deklaruar ai./Gazeta Sinjali/