image Gjyqtari i Speciales e refuzon kërkesën e mbrojtjes së Veselit

Drejtësi

Gjyqtari i Speciales e refuzon kërkesën e mbrojtjes së Veselit

news image

Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, e ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit, që dosja paraprake e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) të dorëzohet deri më 1 qershor të këtij viti.

Në refuzimin e kësaj kërkese thuhet se Guillou ka urdhëruar Prokurorinë e Specializuar të paraqesë dosjen paraprake në përputhje me Rregulloren 95 (4) të Rregullores, deri në prill 2021.

Kërkesa nga ana e mbrojtjes së Veselit ishte bërë më 24 mars të këtij viti, gjatë konferencës së katërt të statusit në këtë rast.

Ndërkaq, më 6 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dhënë përgjigje për këtë kërkesë, e cila mori kundërpërgjigje nga mbrojtja e Veselit më 12 prill.

Në vendim thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake kujton se në Vendimin për Kategorizim, ka deklaruar se kategorizimi specifik i çështjeve që do të zbatohej në “Legal Workflow”, programi i caktuar elektronik për zbulimin e materialit që ofron udhëzime adekuate për Mbrojtjen kur lexon Rregulloren 102 (1) (b ).

“Prandaj, Gjyqtari i Procedurës Paraprake nuk gjeti asnjë arsye për të urdhëruar ZPS-në që të paraqesë dosjen e saj paraprake që nga Prilli 2021”, thuhet në këtë vendim.

Tutje, në vendim thuhet se duke marrë parasysh që kategorizimi dhe zbulimi i materialit të Rregullit 102 (1) (b) supozohet të vazhdojë deri më 23 Korrik 2021 dhe se zbulimi i materialit të Rregullit 102 (3) ka të ngjarë të zgjatet deri në Shtator 2021, gjykatësi paraprak e gjen të parakohshme, në këtë fazë, të caktojë ndonjë datë për dosjen paraprake të ZPS-së dhe materialin përkatës.

Ndryshe, më 9 nëntor, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë.

Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij me 10 nëntor, sikurse edhe Selimi me 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020./Gazeta Sinjali/