image Gjyqtari i Kushtetueses nuk zgjedhet në rundin e parë, Kuvendi voton sërish

Drejtësi

Gjyqtari i Kushtetueses nuk zgjedhet në rundin e parë, Kuvendi voton sërish

news image

Në Kuvendin e Kosovës po vazhdon rundi i dytë i votimit për një gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese, raporton Gazeta Sinjali.

Për pozitën e gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese kanë konkurruar Vigan Qorrolli, Hilmi Jashari, Hava Bujupi – Ismajli, Shukri Sylejmani, Gjylbehare Murati, Hashim Çollaku, Valbona Shala – Thaçi, Haxhi Xhemajli, Zef Prenrecaj dhe Ramadan Gashi.

Nga gara për gjyqtar të Kushtetueses sot është tërhequr Visar Morina.

Konkursin për emërimin e një gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese, Kuvendi i Kosovës e kishte shpallur në prill të këtij viti.

Gjykata Kushtetuese përbëhet prej nëntë gjyqtarëve të cilët emërohen një herë dhe nuk kanë të drejtë të rizgjidhen. Mandati i tyre është 9-vjeçar./Gazeta Sinjali/