image Gjyqtari dhe zëvendëskryetari i Gjykatës Speciale jep dorëheqje

Drejtësi/ Gjyqtari dhe zëvendëskryetari i Gjykatës Speciale jep dorëheqje

news image

Gjyqtari Keith Raynor më 19 mars 2020 i ka paraqitur kryetares Ekaterina Trendafilova dorëheqjen e tij nga lista e gjyqtarëve ndërkombëtar të Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe gjithashtu edhe dorëheqjen nga posti i zëvëndëskryetarit.

Raynor ka dhënë dorëheqje nga dy pozitat e tij, pas situatës dhe krizës globale shëndetësore ndërkohë kohën e tij do t’ia kushtojë punës si gjykatës në Angli.

Lajmi për dorëheqjen është bërë publik në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Ndërkohë Trendafilova ka shprehur vlerësimin e saj për punën dhe kontribuin e gjyqtarit Raynor në Dhomat e Specializuara të Kosovës duk i uruar punë të mbarë në përpjekjet e tij të reja.

Gjykata Speciale ishte themeluar pas publikimit të një raporti nga senatori zviceran, Dick Marty, i cili kishte shkruar se gjatë luftës në Kosovë janë kryer krime dhe është bërë trafikim me organe nga luftëtarët vendas.

Deri tash janë rreth 250 ish-luftëtarë të UÇK-së që janë ftuar në cilësi të ndryshme për të dhënë përgjigje e duke heshtur para prokurorëve të Speciales lidhur me pretendimet për krime lufte të kryera gjatë dhe pas luftës.

Udhëheqësit kryesorë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së janë ftuar nga Specialja përfshirë Ramush Haradinajn, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin, Rrustem Mustafa, Sami Lushtakun, Sylejman Selimin, Kadri Veselin, Shukri Bujën, Sokol Bashotën, Sokol Dobrunën./Gazeta Sinjali/