image Gjyqtarët e FFK-së i kalojnë me sukses testet fizike

Futboll

Seminari/ Gjyqtarët e FFK-së i kalojnë me sukses testet fizike

news image

Gjyqtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës, e kanë kaluar testin ndërkombëtar të mbajtur nga FFK dhe UEFA.

Në seminarin e mbajtur me gjyqtarë të gutbollit, janë ligjëruar tema të ndryshme si loja me dorë, incidentet në zonën e penalltisë, si dhe tema të tjera.

Në seminar kanë qenë 75 pjesëmarrës të cilët nën vëzhgimin e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv, Xhelal Brojës dhe kryetarit të Komisionit të gjyqtarëve, Përparim Hasanit, i janë nënshtruar testit fizik.

Nga 74 pjesëmarrës në testin fizik, të gjithë kanë kaluar testet dhe vetëm njëri nga ta nuk ka arritur që të kalojë.

Komisioni i Gjyqtarëve ka përcjellë gjithë ecurinë e seminarit dhe vlerëson se gjyqtarët janë të gatshëm për fillimin e sezonit pranveror. /Gazeta Sinjali/