image Gjykatësi i Speciales: Sot nuk do të përcaktohet data për fillimin e procesit gjyqësor

Drejtësi

Gjykatësi i Speciales: Sot nuk do të përcaktohet data për fillimin e procesit gjyqësor

news image

Gjykatësi i Gjykatës Speciale, Nicolas Guillou, tha se sot nuk do të caktohet data për fillimin e këtij procesi, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai tha se prokuroria duhet sa më shpejtë të përfundoj procesin e nxjerrjes së dokumentacionit, i cili duhet t’u dorëzohet mbrojtjes së të akuzuarve.

Ndërsa, Prokurorja e Speciales Loson ka thënë se jo i gjithë materiali kërkon redaktime.

Sipas saj, duhen katër ose gjashtë ditë pune për nxjerrjen e materialit për të realizuar afatin e tyre kohor prej 30 ditësh.

E pyetur nga gjykatësi Guilloi se a i duhen edhe dy ose tri ditë shtesë mbi afatin kohor prej 30 ditësh, Prokurorja tha se do u duhen deri në 6 ditë pune për nxjerrjen e informacioneve nga materialet.

“Jo i gjithë materiali kërkon redaktime, duhet tri ditë të plota për nxjerrjen e informacionit, do na duhet katër deri 6 ditë punën për informacione për nxjerrjen e materialeve, për të realizuar afatin tonë kohor prej 30 ditësh. Çdo zgjatje mbi afatin kohor prej 30 ditësh do të na ndihmonte”, tha ajo gjatë konferencës statusore së çështjes gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Propozimi i prokurores që gjykimi ndaj të akuzuarve të nis në qershor të vitit të ardhshëm, u kundërshtua fuqishëm nga pala mbrojtëse./Gazeta Sinjali/