image Gjykata vendos ta pezullojë konkursin për drejtor të Policisë së Kosovës

Drejtësi

Gjykata vendos ta pezullojë konkursin për drejtor të Policisë së Kosovës

news image

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm Divizioni Civil ka vendosur masë të sigurisë konkursit për drejtor të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu kanë bërë të ditur nga Gjykata Themelore e Prishtinës për Gazetën Sinjali, ku për më tepër thuhet se ky vendim është marrë pas ankesës së Rashit Qalajt, që dikur ishte drejtori i Policisë, por para pak javësh u shkarkua nga kryeministri Avdullah Hoti me arsyetimin se kishte një perfomancë të dobët.

Qalaj ka ngritur padi ndaj Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme për shkarkimin që i është bërë nga posti i kreut të Policisë, ndërsa ka kërkuar pezullimin e konkursit për drejtor të ri.

Ky konkurs është mbyllur dje, derisa është mbajtur edhe një seancë në Gjykatë për këtë çështje.

Po ashtu, Gazeta Sinjali ka tentuar të kontaktojë me Rashit Qalajn, por i njëjti ka qenë i paqasshëm

/Gazeta Sinjali/