image Ky është vendimi i Gjykatës për policin Haris Kelmendi që dyshohet se e keqtrajtoi të riun në Prishtinë

Drejtësi

Ky është vendimi i Gjykatës për policin Haris Kelmendi që dyshohet se e keqtrajtoi të riun në Prishtinë

news image

Dje pasi Gazeta Sinjali publikoi pamjet skandaloze të keqtrajtimit të Leotrim Ramës nga zyrtari policor, Haris Kelmendi, policia ka arrestuar këtë të fundit dhe ka suspenduar dy zyrtarë të tjerë të përfshirë.

Po ashtu, viktima e këtij rasti L.R. ka rrëfyer për Sinjalin gjithë ngjarjen që ka ndodhur në vitin 2018, ku u keqtrajtua nga ky zyrtar policor.

E lidhur me këtë rast, me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për Haris Kelmendin.

Këtë e ka konfirmuar avokati i tij në një prononcim për Gazetën Sinjali, Naim Rudari.

“Sot iu është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh në Gjykatën Themelore në Prishtinë”, tha ai për Sinjalin.

/Gazeta Sinjali/