image Nuk e ka sefte: Zyrtari policor ishte arrestuar edhe më parë për keqtrajtim gjatë detyrës zyrtare

Siguri

Nuk e ka sefte: Zyrtari policor ishte arrestuar edhe më parë për keqtrajtim gjatë detyrës zyrtare

news image

Zyrtari policor që u arrestua mbrëmë nga Inspektorati Policor i Kosovës, Haris Kelmendi, nën dyshimin për “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”, edhe më parë ishte suspenduar pasi kishte kryer të njëjtën vepër.

Gazeta Sinjali pati raportuar në qershor të vitit të kaluar se Kelmendi, pjesëtar i Njësisë së Reagimit të Shpejtë në stacionin policor ‘Qendra’ në Prishtinë, është arrestuar për të njëjtën vepër, për çka i ishte caktuar edhe masa e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak.

Kelmendi ishte arrestuar më 4 qershor, pasi ishte përfshirë në një incident në afërsi të stadiumit ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Inspektorati Policor i Kosovës njoftoi mbrëmë se të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë si dhe është suspenduar nga detyra.

/GazetaSinjali/