Gjykata Themelore në Gjilan ka marrë vendim lidhur me kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë ndaj Princ Valentino Corleone, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se gjykata ia ka caktuar një muaj paraburgim Corleones, masë kjo të cilën duhet ta mbajë në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë, me qëllim të ekzaminimit dhe observimit në këtë Institut.
Ai dyshohet se e ka kërcënuar babain e tij, pas mesnatës së 21 marsit, duke tentuar që ta largojë nga shtëpia.