image Gjykata urdhëron masën e paraburgimit për policin që ushtroi dhunë ndaj gruas së tij

Siguri

Gjykata urdhëron masën e paraburgimit për policin që ushtroi dhunë ndaj gruas së tij

news image

Gazeta Sinjali raportoi dje se Inspektorati Policor i Kosovës ka suspenduar policin, Bedri Januzi në Prishtinë, i cili dyshohet për veprën penale ‘dhunë në familje’.

Burime të Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se Gjykata Themelore në Prishtinë ka urdhëruar ndaj tij masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

IPK dje njoftoi se pasi ka pranuar informacione nga Policia e Kosovës, është intervistuar edhe bashkëshortja e zyrtarit policor.

Inspektorati policor i Kosovës (ipk) respektivisht hetuesit e departamentit të hetimeve të IPK-së kanë arrestuar një zyrtar policor me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “dhunë në familje”. IPK ka pranuar mbrëmë informacione nga policia e Kosovës lidhur me dyshimin së një zyrtar policor në Prishtinë ka kryer veprën penale dhunë në familje. menjëherë pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së i janë përgjigjur thirrjes duke intervistuar viktimën e këtij rasti – bashkëshorten e tij”, thuhet në komunikatën e IPK-së.

/GazetaSinjali/