Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve, Gjykata Themelore në Gjilan ka marrë vendim që të reduktohet numri i gjyqtarëve dhe stafit administrativ, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu, bazuar në rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) dhe Planit Emergjent për Menaxhim Krizash të miratuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, kjo gjykatë njofton se është marrë vendim që të trajtohen vetëm rastet e natyrës urgjente, në Departamentin e Krimeve të Rënda dhe Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal, vetëm rastet me paraburgime.
“Ndërkohë, në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Civil, të trajtohen vetëm rastet e natyrës urgjente, siç janë urdhërmbrojtjet dhe masat e përkohshme – masat siguruese”, thuhet në njoftimin e kësaj gjykate.
Gjykata Themelore në Gjilan njofton se zyrtarët e gjykatës do të vazhdojnë të punojnë rastet, kur është e mundur dhe e lejuar me ligj, në mënyrë elektronike./Gazeta Sinjali/