Nexhat Blakqori është dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, sot me katër vite e tetë muaj burgim për vrasje aksidentale ndaj Gani Ramës, në Prishtinë.
Gjyqtari i rastit i ka ndërprerë paraburgimin Blakqorit deri në vendimin e plotfuqishëm, ndërsa javën e kaluar i akuzuari kishte pranuar fajësinë për pikat që ai akuzohet.
Blakqori akuzohet se më 20 korrik tek shkallët e nënkalimit afër bulevardit “Bill Kllinton”, kishte pasur një mosmarrëveshje me Gani Ramën ku edhe ishin përleshur fizikisht. I ndjeri nga përleshja kishte humbur baraspeshën e tij dhe kishte rënë nga shkallët ku edhe kishte humbur jetën./Gazeta Sinjali/