Gjykata Supreme ka vendosur gjatë ditë së sotme që t’i refuzojë votat e ardhura nga Serbia dhe se ato nuk do të jenë pjesë e rezultatit përfundimtarë të zgjedhjeve. Kjo gjykatë ka refuzuar të gjitha ankesat.
“Gjykata Supreme brenda afatit ligjor ka shqyrtuar dhe vendosur në lidhje me gjitha ankesat e pranuara nga deputet të subjekteve politike. Gjykata Supreme ka pranuar 7 ankesa të deputetëve nga subjekte të ndryshme politike. Pas shqyrtimit nga ana e Kolegjit ankesa nga deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) është refuzuar, ankesa nga deputetë të Kosova Demokratik Turk Partisi (KDTP) është refuzuar, ankesa nga deputetë të Partisë Liberale Egjiptiane (PLE) është refuzuar, dy ankesa nga deputetë të Lëvizja Vetëvendosje-së (LVV) janë refuzuar, ankesa nga deputetë të Partisë Demokratike të Ashkalinjëve (PDA) është refuzuar dhe Ankesa nga deputetë të Progresivna Demokratska Stranka (PDS) është hedhur poshtë si e pa-lejuar”, thuhet në përgjigjen për media.
Kështu fituese nga ky vendim i Supremes është koalicioni Nisma-AKR e cila pritet të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e ardhshme.
Në anën tjetër Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve veçse ka nisur zbatimi i vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rinumërimin e mbi 1400 vendvotimeve.
Me këtë vendim, i bie se koalicioni NISMA-AKR-PD do të përfaqësohet në Kuvendin e Kosovës me Fatmir Limajn, Behxhet Pacollin, Endrit Shalën, Haxhi Shalën, Mirlinda Sopi Krasniqin dhe Albulena Balaj Halimajn.
Vetëvendosja do të ketë 3 deputetë më pak, LDK do të ketë 1 deputet më pak, PDK do të ketë 1 deputet më pak dhe AAK-PSD 1 deputet më pak./Gazeta Sinjali/