image Gjykata Supreme refuzon ankesën e Listës Serbe

Drejtësi

Gjykata Supreme refuzon ankesën e Listës Serbe

news image

Gjykata Supreme e Kosovës e ka refuzuar ankesën e Listës Serbe, për gjobën e shqiptuar për akuzat për blerje votash, pasi që e ka konsideruar si të pabazuar, shkruan Gazeta Sinjali.

Lista Serbe u ankua për gjobën e shqiptuar prej tetë mijë e 100 eurosh pas akuzës për blerje votash në Kllokot gjatë zgjedhjeve lokale të tetorit.

Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Listës Serbe, të paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP)”, thuhet në njoftimin e GjS-së.

Kolegji i Gjykatës Supreme në seancën e datës 4 nëntor 2021 ka vendosur lidhur me ankesën e subjektit politik Lista Serbe, paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), A.nr.725/2021, të datës 31.10.2021, duke e refuzuar atë si të pabazuar”.

PZAP kishte pranuar kërkesë nga GI Srpska Narodna Sloga se Lista Serbe po blinte vota në komunën e Kllokotit.

Nga shkresat e lëndës rezulton se, PZAP ka pranuar një ankesë të subjektit politik GI Srpska Narodna Sloga, me seli në Komunën e Kllokotit, A nr. 725/2021 të dt. 29.10.2021 me të cilën pretendon se pas shpalljes së zgjedhjeve lokale nga KQZ ka pas joshje, keqpërdorime malverzime dhe presione të mëdha ndaj votuesve që të votojnë Listën Srpsa dhe në fshatin Mogillë nga policia e Kosovë janë arrestuar katër persona të cilët me mjete monetare KESH blinin vota për Listën Serbe të cilët më pas janë akuzuar për veprën penale “Cenim i përcaktimit të lirë të Votueseve” dhe Dhënia dhe marrja e ryshfetit”, andaj pretendon se zgjedhjet në Komunën e Kllokotit nuk janë mbajtur në frymë demokratike ka pas keqpërdorime dhe blerje votash nga Lista Serbe që kanë ndikuar në rezultatin përfundimtar”, thuhet në dokument. /GazetaSinjali/