image Gjykata Supreme anulon aktgjykimet dënuese kundër Asdren Mekajt

Kosovë

Drejtësi/ Gjykata Supreme anulon aktgjykimet dënuese kundër Asdren Mekajt

news image

Gjykata Supreme i ka anuluar aktgjykimet dënuese të Gjykatës Themelore dhe Gjykatës së Apelit kundër Asdren Mekajt.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar mbrojtësi i Mekajt, avokati Besnik R. Berisha.

“Gjykata Supreme e ka miratuar kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë dhe ka anuluar të dy aktgjykimet dënuese kundër z. Asdren Mekaj”, ka pohuar Berisha.

Me miratimin e kërkesave për mbrojtjen e ligjshmerise të mbrojtësit të Mekajt dhe vetë Asdren Mekajt, si dhe me anulimin e aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë të datës 20.05.2019 dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të datës 22.10.2019, Supremja ka vendosur që çështja t’i kthehet gjykatës së shkallës së parë në rivendosje. /Gazeta Sinjali/