Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhavit Elshani, ka njoftuar se është ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitarit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Elshani në profilin e tij në Facebook.
Ai është shprehur i bindur në pastërtinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kjo është ftesa e tretë nga Gjykata Speciale që është bërë publike gjatë ditës së sotme në Kosovë. Pak më parë u raportua se ftesë kanë marrë edhe dy pjesëtarë tjerë të UÇK-së, Durmish Gashi dhe Halil Çadraku. /Gazeta Sinjali/