image Gjykata Speciale njofton për ngritjen e aktakuzave të para

Kosovë

Drejtësi/ Gjykata Speciale njofton për ngritjen e aktakuzave të para

news image

Prokurori i Specializuar ka njoftuar Kryetaren e Dhomave të Specializuara të Kosovës se ka ndërmend të fillojë procedime penale para Dhomave të Specializuara dhe ka bërë kërkesë për caktimin e një gjykatësi të procedurës paraprake në pajtim me Ligjin.

“Në lidhje me këtë, Kryetarja ka caktuar një gjykatës të procedurës paraprake në pajtim me Ligjin dhe Rregulloren për Caktimin e Gjykatësve të Dhomave të Specializuara nga Regjistri i Gjykatësve Ndërkombëtarë për të shqyrtuar aktakuzat e dorëzuara nga Prokurori i Specializuar. Përmbajtja e aktakuzave mbetet konfidenciale, përveç nëse konfirmohet dhe deri sa të konfirmohet nga gjykatësi i procedurës paraprake”, thuhet në njoftimin dërguar mediave, transmeton Gazeta Sinjali.

Kujtojmë se deri më tani Specialja ka intervistuar mbi 200 persona, përfshirë profile të larta të politikës kosovare. /Gazeta Sinjali/