image Gjykata Speciale merr dosjet "misterioze" nga zyrat e OVL-UÇK-së

Gjykata Speciale merr dosjet “misterioze” nga zyrat e OVL-UÇK-së

news image

Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i ka dorëzuar hetuesve të Gjykatës Speciale një kopje të dosjeve të cilat u sollën të hënën në zyrat e kësaj organizate nga persona të panjohur.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, i cili tha se kjo ishte kërkesë e hetuesve në takimin që u zhvillua sot në zyrat e organizatës.

“Po, një dosje që e kemi pas për t’ia dërguar Prokurorisë Speciale, e kanë marrë ata. Me kërkesë të tyre ua kemi dhënë”, ka thënë Klinaku.

Një pako me 4 mijë dosje të Gjykatës Speciale ka arritur të hënën në zyrat e OVL-së së UÇK-së në Prishtinë.

Deri më tani, nuk dihet kush e solli, megjithatë, brenda pakos kishte një letër në të cilën shkruante se gjatë ditëve në vijim do të arrijnë edhe 7 mijë dosje të tilla./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/nasim.haradinaj/posts/10223884212757380