image Këshilltari i Haradinajt, Naim Maloku, pritet të intervistohet nga Gjykata Speciale

Kosovë

UÇK/ Këshilltari i Haradinajt, Naim Maloku, pritet të intervistohet nga Gjykata Speciale

news image

Ish-eprori i UÇK-së, Naim Maloku ka bërë të ditur se më 17 dhe 18 shtator do të intervistohet nga Gjykata Speciale.

Maloku përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se intervistimi i tij do të bëhet në Lubjanë.

Ai tregon arsyen pse intervistimi do të bëhet në Lubjanë e jo në Hagë.

“Për shkak të gjendjes sime, të rënduar, shëndetësore dhe pamundësisë që të udhëtoj për në Hagë, intervistimi do të kryhet në ambientet e Gjykatës së Qarkut në Lubjanë. Me Gjykatën në fjalë do të përballëm i vetëm dhe pa avokat”, ka shkruar Maloku.

Postimi i plotë i tij:

“Bashkëluftëtarë të mi, familjarë dhe miq!

Ju njoftoj se nesër dhe pasnesër, pra më 17 dhe 18.09. 2019, do të intervistohem nga Gjykata Speciale e Hagës.

Për shkak të gjendjes sime, të rënduar, shëndetësore dhe pamundësisë që të udhëtoj për në Hagë, intervistimi do të kryhet në ambientet e Gjykatës së Qarkut në Lubjanë.

Me Gjykatën në fjalë do të përballëm i vetem dhe pa avokat.

Tërë jeten, me mundesitë, dijen dhe aftesitë e mia profesionale dhe pa kurrfarë interesi personal, jam munduar të jem në shërbim dhe në të mirë të Atdheut. I tillë jam dhe do të mbetëm”.

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, kohë më parë ka emëruar Naim Malokun këshilltar politik.

Kujtojmë se më 18 shtator në Hagë do të shkojë për intervistim ish-deputetja e AAK-së Time Kadrijaj. Ajo është ftuar në cilësinë e dëshmitares. Ndërsa, më 24 shtator në dhomat e specializuara do të intervistohet edhe kandidati i AAK-së për deputet, Lulzim Kabashi. /Gazeta Sinjali/