image Gjykata Speciale ia vazhdon paraburgimin Thaçit në ditën e 15-vjetorit të Pavarësisë

Drejtësi

Gjykata Speciale ia vazhdon paraburgimin Thaçit në ditën e 15-vjetorit të Pavarësisë

news image

Dhomat e Specializuara e kanë marrë një vendim pikërisht në Ditën e Pavarësisë, e i cili ka të bëjë me lexuesin e Deklaratës së Pavarësisë. Specialja ka vendosur t’ia vazhdojë paraburgimin ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Në vendimin e publikuar sot, Gjykata Speciale thekson se arsyet e mbajtjes së Thaçit në paraburgim vazhdojnë të jenë të qëndrueshme. Sipas Prokurorit të Specializuar, në shumë rastë paraburgimi i Thaçit është parë si i justifikueshëm.

Pasi numëroi disa arsye për nevojën e vazhdimit të paraburgimit, Gjykata Speciale tregoi se çka saktësisht ka vendosur për Thaçin.

“Për arsyet e lartëcekura, Paneli nëpërmjet kësaj:

  • Urdhëron vazhdimin e ndalimit të z. Thaçit; dhe
  • Urdhëron ZPS-në të paraqesë parashtresat për shqyrtimin e radhës së ndalimit të z. Thaçit, jo më vonë se të hënën, 27 mars 2023, me përgjigje dhe kundërpërgjigje, duke ndjekur afatin kohor të paraparë në Rregullin 76” – shkruhet në vendimin e nënshkruar nga ana e gjyqtarit Charles L. Smith.

Tutje, në vendimin e Trupit gjykues, janë ritheksuar të njëjtat fakte kundër lirimit të Thaçit.

“Trupi konkludon se për momentin nuk ka informacione të mjaftueshme para tij që të arsyetojnë konstatimin se z. Thaçi mund të ikë nga drejtësia. Megjithatë, Paneli është i bindur, bazuar në standardin përkatës, se ekziston rrezik i mjaftueshëm që z. Thaçi të pengojë mbarëvajtjen e procedurave të GjS dhe/ose të kryejë krime të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, përfshirë dëshmitarët që kanë dhënë ose mund të ofrojë prova në këtë rast dhe/ose duhet të paraqitet para GJD-së. Paneli do të vlerësojë më poshtë nëse këto rreziqe mund të jenë adresuar në mënyrë adekuate nga çdo kusht për lirimin e tij.” – theksohet në vendim.

/GazetaSinjali/