image Gjykata Speciale ia vazhdon paraburgimin Salih Mustafës

Drejtësi

Gjykata Speciale ia vazhdon paraburgimin Salih Mustafës

news image

Gjykata Speciale në Hagë ia ka vazhduar paraburgimin Salih Mustafës.

Ky vendim është marrë nga paneli i Trupit Gjykues që është i caktuar për këtë rast.

Gjithashtu është urdhëruar që Këshilli i Viktimave të dërgojë parashtresa për rishikimin tjetër të paraburgimit deri më 6 shtator.

Kurse, mbrojtjes i është dhënë afat që të njëjtat t’i dërgojë deri më 13 shtator.

Sipas njoftimit nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, aktakuza kundër tij u konfirmua më 12 qershor 2020.

Mustafa ngarkohet me përgjegjësi penale individuale për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Ai është i arrestuari i parë i Gjykatës Speciale./GazetaSinjali/