Ramiz Kukaj, ish-ushtar i UÇK-së nga Korisha e Prizrenit është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.
Kukaj do të intervistohet më 5 shkurt në Prishtinë, kjo u bë e ditur nga familjarët e tij në rrjetin social Facebook.
Deri më tani, janë rreth 250 persona të cilët janë ftuar nga dhomat e specializuara për t’u intervistuar në Hagë ./Gazeta Sinjali/