Ish deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Safete Hadërgjonaj është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale, mëson Sinjali nga burimet e besueshme.
Zyrtarja e PDK-së do të udhëtojë për në Hagë në cilësinë e dëshmitarës lidhur me të kaluarën e saj gjatë periudhës së luftës.
Safete Hadërgjonaj është nga komuna e Deçanit e cila ka marr pjesë në luftën e UÇK-së. Më herët ka qenë veprimtare e LPRK-së e më vonë në Lëvizjes Popullore të Kosovës (1984-1999)
Ajo ka qenë deputete në disa legjislatura që prej vitit 2004.
Hadërgjonaj ka qenë anëtare e Kryesisë së PDK-së që nga vitit 2002./ Sinjali/