image Gjykata Speciale fton edhe dy ish-pjesëtarë të UÇK-së

Kosovë

Drejtësi/ Gjykata Speciale fton edhe dy ish-pjesëtarë të UÇK-së

news image

Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim edhe Fatmir Sopin dhe Sejdi Veselin, pasi gjatë ditës së sotme ishte ftuar ish-deputeti i PDK-së, Fadil Beka.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili ka thënë se të gjithë ata që janë të ftuar nga kjo Gjykatë do të dalin faqebardhë.

“Sapo mora lajmin që Gjykata Speciale ka dërguar ftesë për anëtarin e kryesisë, njëherësh kryetarin e degës së Prishtinës Fatmir Sopi dhe veteranin e UÇK-së Sejdi Veseli”, ka shkruar ai në facebook.

Gucati sot paradite ka njoftuar se ftesë nga Gjykata Speciale ka marrë edhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fadil Beka, i cili ndryshe njihet edhe si kirurgu i UÇK-së, për veprimtarinë e tij të madhe gjatë kohës së luftës, ku në kushte të vështira bënte operimin e të plagosurve.

Fadil Beka ka konfirmuar gjatë ditës së sotme se me 28 tetor do të intervistohet nga Gjykata Speciale.

“Në cilësinë e dëshmitarit dje e kam marr ftesën. Një hetues më ka thirr në telefon. Më 28  tetor do të paraqitem për në Hagë”, ka deklaruar Beka./Gazetën Sinjali/.