Gjykata Speciale ka dërguar ftesë për ish-ushtarin e UÇK-së, Besim Bajrami, nga fshati Drenoc i Komunës së Rahovecit.
Lajmin e ka konfirmuar Dega e OVL e UÇK-së në këtë Komunë.
“Vazhdojnë ftesat nga Gjykata Speciale e Hagës. I ftuari i radhës është ish ushtari i UÇK-së Besim Bajrami nga fshati Drenoc i Rahovecit”, ka thënë OVL e UÇK-së në Rahovec.
Raportohet se Bajrami është ftuar në cilësinë e dëshmitarit.
Ndërsa, numri i ftesave nga Specialja sipas OVL UÇK-së ka kaluar mbi 100.