image Gjykata Speciale deklarohet për vizitën e Kadri Veselit në Kosovë

Drejtësi

Gjykata Speciale deklarohet për vizitën e Kadri Veselit në Kosovë

news image

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka qëndruar sot për vizitë te familja e tij në Broboniq dhe ka vizituar varrin e nënës që vdiq të premten, shkruan Gazeta Sinjali.

Në lidhje me këtë vizitë janë deklaruar edhe nga Gjykata Speciale.

Për arsye humanitare, gjyqtari i procedurës paraprake ka udhëzuar Sekretarin që ta menaxhojë një vizitë në Kosovë për z. Veseli që ta takojë familjen e tij. I akuzuari mbetet në paraburigm të Dhomave të Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po i mbështesin Dhomat e Specializuara“, kanë thënë nga Gjykata Speciale për Sinjalin.

Më tutje, nga kjo Gjykatë kanë thënë se për arsye operacionale dhe për ta respektuar privatësinë e Kadri Veselit nuk do të japin informacione shtesë.

/GazetaSinjali/