image Gjykata propozon që t'i bëhet ekzaminimi psikiatrik Feim Berishës, burrit që rrahu një grua në Interex

Drejtësi

Gjykata propozon që t’i bëhet ekzaminimi psikiatrik Feim Berishës, burrit që rrahu një grua në Interex

news image

Gazeta Sinjali mbrëmë publikoi ekskluzivisht një video, ku shihet një burrë që rrah brutalisht një grua në një pikë të supermarketit “Interex”, në Prishtinë. Sinjali mëson se i dyshuari për këtë rast, që goditi pamëshirshëm një grua, është Feim Berisha.

Ndaj sot, sot Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit.

Po ashtu, nga kjo gjykatë kanë bërë të ditur se gjykatësi i procedurë paraprake ka propozuar që të njëjtit t’i bëhet ekzaminimi psikiatrik, për shkak të veprës penale “Sulmi”.

“Ekziston dyshimi i bazuar se me datë  24.10.2021, brenda Qendrës Tregtare ‘Interex’, në Prishtinë i pandehuri F.B. pas një mosmarrëveshje të atëçastshme verbale me të dëmtuarën S.B.H, në lidhje me shportat për furnizimin me ushqim ku gjatë blerjes së gjërave ushqimore të njëjtit nuk kishin pasur hapësirë të mjaftueshme për kalim ashtu që si pasoj e kësaj i pandehuri  e ka sulmuar  fizikisht të dëmtuarën, duke e goditur me grushte në kokë me ç’rast e dëmtuara ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/