image Gjykata në Prizren ia cakton 1 muaj paraburgim personit të dyshuar për vjedhje të rëndë në tentativë

Drejtësi

Gjykata në Prizren ia cakton 1 muaj paraburgim personit të dyshuar për vjedhje të rëndë në tentativë

news image

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej tridhjetë ditësh, ndaj B.C., për shkak se i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale Vjedhje e rëndë në tentativë, transmeton Gazeta Sinjali.

Me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit B.C., Gjykata ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

“Më datë 19 prill, në orët e mesditës, në Prizren, i pandehuri B.C., tenton t’ ia merr pasurinë personit tjetër – të dëmtuarit, duke kaluar dhe hequr pengesat për hapjen e objektit të mbyllur me qëllim të përvetësimit të pasurisë së luajtshme, në atë mënyrë që duke shfrytëzuar momentin e volitshëm kur në shtëpi nuk ishte askush, eliminon pengesat duke përdorur një çelës të improvizuar, të cilin e përdorë së bashku me një foli alumini me të cilën e hap derën e banesës private, depërton brenda, fillon kontrollimin mirëpo shumë aty paraqitet e dëmtuara – dëshmitarja, e cila e kap të njëjtën në flagrancë, arrin t’ ia marr çelësin së bashku me folinë e përdorur për hapjen e derës dhe po ashtu e njëjta arrin që në ato momente ta fotografoj në vendin i ngjarjes, atëherë i pandehuri me shpejtësi largohet dhe bëhet i paarritshëm për institucionet e rendit deri më datë 06 qershor, kur edhe ndalohet dhe arrestohet në Prishtinë

Nëse do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Gjyqtari i procedurës, ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet për caktimin e paraburgimit, duke pasur parasysh peshën e veprës penale, si dhe rrethana tjera të këtij rasti pasi që i pandehuri është kryerës i 29 veprave tjera penale të kësaj natyre tregojnë rrezikun e përsëritjes së kësaj vepre, si dhe faktin se që nga momenti kur dyshohet të jetë kryer vepra penale i pandehuri deri me datë 6 qershor kur është arrestuar ka qenë i pakapshëm për organet e drejtësisë, andaj nëse i pandehuri lihet në liri ekziston rreziku se i njëjti do të ik apo mund të fshehet prej organeve të ndjekjes penale./GazetaSinjali/