image Gjykata Themelore në Ferizaj i anulon seancat gjyqësore

Kosovë

Njoftim/ Gjykata Themelore në Ferizaj i anulon seancat gjyqësore

news image

Gjykata Themelore në Ferizaj i ka anuluar seancat gjyqësore, si pasojë e situatës së krijuar nga koronavirusi.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media, transmeton Gazeta Sinjali.

Gjykata bën të ditur se ky vendim është marrë bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në referim të Vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës për masat parandaluese në funksion të mbrojtjes nga koronavirusi.

“Gjykata Themelore Ferizaj, njofton të gjitha palët se anulohen të gjitha aktivitetet e gjykatës dhe seancat gjyqësore përveç çështjeve të paraburgimit, urdhrat mbrojtës, rastet penale të cilat duhet t’u vazhdohet apo ndërpritet masa e sigurisë, si dhe rastet e tjera të cilat sipas ligjit duhet të trajtohen me urgjencë”, thuhet në njoftim e gjykatës./Gazeta Sinjali/