image Gjykata merr vendim për tre të dyshuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi

Gjykata merr vendim për tre të dyshuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

news image

Halil Mehmetaj dhe dy djemtë e tij, Kreshniku e Malsori, janë arrestuar mbrëmë si të dyshuar për vrasjen e trefishtë, që ndodhi më 26 nëntor në Gllogjan. E ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali, Gjykata Themelore në Pejë u ka caktuar 30 ditë paraburgim tre të dyshuarve për vrasjen e Gani Gjokajt, Ledion Hamzajt dhe Genta Mustafajt.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. 

/GazetaSinjali/