image Gjykata merr vendim për të dyshuarin që rrahu me shufër metalike dy persona në Gjilan

Drejtësi

Gjykata merr vendim për të dyshuarin që rrahu me shufër metalike dy persona në Gjilan

news image

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar sot kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit, prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit T.L., raporton Gazeta Sinjali.

Gjykata vlerëson se ekziston dyshimi i bazuar se më 3 korrik të këtij viti, i pandehuri T.L., pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me D.Rr., u ka shkaktuar lëndime trupore dy familjarëve të tij, I.Rr. dhe R.Rr., duke i goditur me një shufër metalike në fytyrë dhe në pjesët e tjera të trupit.

Për shkak të lëndimeve që u kishte shkaktuar T.L., ata kishin kërkuar ndihmë mjekësor në Spitalin Regjional të Gjilanit.

“Me këto veprime, i pandehuri T. L. dyshohet se ka kryer veprën penale ‘lëndim i rëndë trupor’. vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Gjyqtarja e procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm, ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, me qëllim të sigurimit të kushteve sa më normale për zhvillimin e procedurës penale./Gazeta Sinjali/