image Gjykata merr vendim për shoferin e autobusit që u aksidentua në Kroaci

Gjykata merr vendim për shoferin e autobusit që u aksidentua në Kroaci

news image

Gjykata e Qarkut në Slavonski Brod të Kroacisë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji shoferit të autobusit, me targa nga Kosova, Dukagjin që u aksidentua të dielën në Kroaci, ku mbetën të vdekur 10 persona dhe u lënduan 40 të tjerë.

Lajmin e ka bërë të ditur portal kroat Index.Hr.

52-vjeçari, Dukagjin Kyta, gjatë marrjes në pyetje në Zyrën e Prokurorit të Shtetit, është mbrojtur në heshtje.

Pas marrjes në pyetje, Zëvendësi i Avokatit të Shtetit të Qarkut Franjo Kopunić tha se ata kishin kërkuar paraburgim për të, kërkesë e cila u miratua sot nga Gjykata.

/GazetaSinjali/