image Gjykata merr vendim për policin që u ndalua për bixhoz dhe mashtrim në Gjilan

Drejtësi

Gjykata merr vendim për policin që u ndalua për bixhoz dhe mashtrim në Gjilan

news image

Gazeta Sinjali raportoi të shtunën se zyrtari policor, Bekim Rexhepi, është ndaluar rreth orës 13:50, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, si dhe “Mashtrim”.

Sot në Gjykatën Themelore në Gjilan është mbajtur seanca dëgjimore ndaj tij.

Gazeta Sinjali mëson se kjo gjykatë e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj Bekim Rexhepit.

Kujtojmë që pas ndalimit të Rexhepit, ishte bastisur shtëpia e tij në fshatin Përlepnicë të Gjilanit, ku, në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar një telefon Samsung, një kartelë Vala, një kartelë Ipko, një tabletë i markës Lenovo, një kompjuter i markës HP, si dhe një USB./Gazeta Sinjali/