Një rast i dhunës në familje është denoncuar mbrëmë në mesnatë në stacionin policor në Mitrovicë, ku një grua ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.
Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë të dyshuarin, i cili është dërguar në stacion për intervistim dhe më pas është dërguar në Qendrën e Mbajtjes për 48 orë, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Gjykatës Themelore në Mitrovicë, bëjnë të ditur se ndaj të dyshuarit (emër i njohur për redaksinë), është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
Sinjali mëson se i dyshuari është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali.
Kujtojmë se bashkëshortja e të dyshuarit, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore, është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Mitrovicës për trajtim mjekësor.