image Gjykata merr vendim për “Lakën”, të dyshuarin kryesor për vrasjen e 49-vjeçarit në Mitrovicë

Siguri

Gjykata merr vendim për “Lakën”, të dyshuarin kryesor për vrasjen e 49-vjeçarit në Mitrovicë

news image

Fitim Vatovci i njohur si “Laka” ka dalë sot para Gjykatës si i dyshuar për vrasjen që ka ndodhur më 10 korrik të vitit 2021, ku kishte mbetur i vrarë 49-vjeçari nga Mitrovica, Driton Salihu, ndërsa ishte plagosur vëllai i tij, Jetoni.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Gjykatës bëjnë të ditur se ndaj Lakës është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji si i dyshuar për veprën penale ‘Vrasje e rëndë’.

I njëjti është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali.

Kujtojmë se menjëherë pas ngjarjes, Policia e kishte identifikuar Fitim Vatovcin si të dyshuar, por ky i fundit deri dje, kur u vetdorëzua, i ishte shmangur drejtësisë dhe gjendej në arrati.

Ndryshe, muaj më parë për rastin e njëjtë ishte arrestuar edhe i dyshuari tjetër, Ardian Beqiri.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/