image Gjykata merr vendim për gjinekologun që dyshohet se e sulmoi profesoreshën e Fakultetit të Mjekësisë

Drejtësi

Gjykata merr vendim për gjinekologun që dyshohet se e sulmoi profesoreshën e Fakultetit të Mjekësisë

news image

Gjykata ka vendosur që t’ia caktojë masën e paraburgimit pre 30 ditësh gjinekologut, Arsim Gashi, i cili dyshohet se e ka sulmuar profesoreshën e Fakultetit të Mjekësisë, Hatixhe Latifi Pupovci.

Këtë e ka konfirmuar Gjykata Themelore në Prishtinë, përmes një njoftimi për media.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm Penal ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.G për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Sulmi ndaj personit zyrtar nga neni 402 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.G e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se Sinjali ka raportuar të martën ekskluzivisht për ngjarjen e pazakontë që ndodhi në Fakultetin e Mjekësisë, e cila për motiv kishte mosmarrëveshjen profesor – student, me ç’rast babai i DonatitArsimi, në shenjë pakënaqësie lidhur me ankesat e djalit të tij, dyshohet se ka grushtuar profesoreshën Pupovci dhe e ka sulmuar me mjet të fortë (gotë qelqi).

Në lidhje me ngjarjen është rrëfyer edhe profesoresha Pupovci e cila përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se ngjarja ka ndodhur si pasojë e pakënaqësisë së studentit me notën e provimit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. /GazetaSinjali/