image Gjykata merr vendim për burrin nga Istogu që rrahu të miturën

Kosovë

Njoftim/ Gjykata merr vendim për burrin nga Istogu që rrahu të miturën

news image

Është aprovuar nga Gjykata kërkesa e Prokurorisë Themelore në Pejë, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit L.D, për shkak të dyshimit se ka rrahur një të mitur të komunitetit egjiptian. I pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

“Me datë 14.08.2019, në Istog, me qëllim i ka shkaktuar lëndim të lehtë trupor viktimës së gjinisë femërore, e moshës pesë (5) vjeçare që i përket komunitetit Egjiptian, në atë mënyrë që pasi që e dëmtuara i kërkon lëmoshë, i pandehuri të njëjtën e godet duke e rrëzuar për tokë duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore dhe largohet nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njofimin dërguar mediave.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit./Sinjali/