image Gjykata merr vendim për aktivistin e VV-së që e bëri bashkëshkorten për spital

Drejtësi

Gjykata merr vendim për aktivistin e VV-së që e bëri bashkëshkorten për spital

news image

Gjykata Themelore e Gjakovës ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës për caktimin masës së paraburgimit prej 1 muaji ndaj aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Gerolld Nikoliqi për dhunë në familje dhe për lëndim të lehtë trupor që dyshohet se i ka shkaktuar bashkëshortes së tij.

“GjThGj-ja i ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji të dyshuarit G. N për dy vepra penale: dhunë në familje dhe për lëndim të lehtë trupor”, tha zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjakovë Lekë Muqaj, për Gazetën Sinjali.

Gazeta Sinjali ka raportuar për dhunën e ushtruar nga Gerolld Nikoliqi ndaj bashkëshortes së tij.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili njoftoi se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Me datën 22.12.2022 është arrestuar personi mashkull i lindur në vitin 1987 mbi dyshimin se kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Rasti ka ndodhur në rrugën “Mark Malota” në Gjakovë  Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndalur në mbajtje”, tha Elezaj.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/