Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar masën e paraburgimit për një muaj serbit të arrestuar dje në Mitrovicë të Veriut, Milun Milenkoviq, i dyshuar për sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në veri.
Lajmin e ka konfirmuar Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Llune është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprës penale “Sulmi terrorist” që kishte ndodhur ndaj zyrave të Komisionit Komunal të zgjedhjeve-KKZ në dhjetor të vitit të kaluar, në të cilën ngjarje dyshohet se është i përfshirë edhe ish-zyrtari policor i Kosovës Dejan Pantiq.
Po ashtu ai dyshohet edhe për veprat penale tjera të ndërmarra ndaj ushtarëve të KFOR-it, ku për këto dyshime Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke mbledhur prova dhe dëshmi që e implikojnë të njëjtin edhe në kryerjen e veprave tjera penale.