image Gjykata merr vendim ndaj të dyshuarit që kërcënoi me vrasje presidentin Thaçi

Kosovë

Drejtësi/ Gjykata merr vendim ndaj të dyshuarit që kërcënoi me vrasje presidentin Thaçi

news image

Me vendim të Gjykatës së Apelit, është lënë në paraburgim Kujtim Peci, i dyshuar për kërcënim ndaj presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

Prokuroria pretendon se Peci, me 26 mars të këtij viti, e ka kanosur Presidentin Thaçi, përmes rrjetit social “Facebook”, nga profili i personit Kujtim Boletini, ka shkruar mesazh kërcënues me këtë përmbajtje:

 “Sod i zhdrypa pre tavani se ne kuvend po  flitet për ndarjen e Kosoves nga Hashim Broja letë din Hashi Broja  a kushdo qofte se ende jemi gjall pjesa veriut. Nuk e lejojm ndarjen o Hashim Broja Dije se xhumin xhum stala me ba”.

Për këtë ai dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunë ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”.

Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë, me aktvendimin e datës 27 mars 2020, i ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit Kujtim  Peci, në kohëzgjatje prej një muaji.

Prokuroria e Apelit e Kosovës në Prishtinë, ka propozuar që të refuzohet si e pabazuar ankesa e mbrojtësit e të pandehurit, ndërsa aktvendimi i ankimuar të vërtetohet.

“Në ankesë mbrojtësi i të pandehurit Kujtim Peci, avokat Nexhat Shabani, thekson se tani për tani në ketë fazë të procedurës për mbrojtjen është e vështirë që të paraqet ndonjë opinion të bazuar në prova nga shkaku se akoma nuk iu është dorëzuar asnjë prove. Konsideron se për veprën penale nuk janë plotësuar kushtet dhe se vepra penale nuk qëndron ndajë te pandehurit sepse duhet të ekzistoj një mori kushtet si intensiteti serioz, andaj i pandehuri nuk ka pas qëllim frikësimin e Presidentit”, thuhet në aktvendim të Apelit./GazetaSinjali/