image Gjykata merr vendim ndaj 31 të dyshuarve për dallavere me subvencione

Drejtësi

Gjykata merr vendim ndaj 31 të dyshuarve për dallavere me subvencione

news image

Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se u është caktuar masa e paraburgimit 31 dyshuarve që u arrestuan nën dyshimin se janë të përfshirë në rastin e “Subvencioneve”, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas Prokurorisë, gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër 31 të pandehurve e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve u ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për secilin veç e veç.

Nga prokuroria thuhet se 12 nga të arrestuarit janë zyrtarë me pozita të ndryshme nga komunat dhe zyrat rajonale të Agjencionit Zhvillimor të Bujqësisë dhe zyrës rajonale të APK-së.

Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht për vazhdimin e aksionit “Subvencioni 2021”, i cili u realizua në tetë komuna të vendit dhe rezultoi me arrestimin e 31 personave të dyshuar – 12 zyrtarë dhe 19 qytetarë.

Emrat e qytetarëve të arrestuar nga Krimet Ekonomike janë: Arif Idrizi, Deli MetajAfrim FazlijaHalit AvdijajLeonard MusollajSadush KabashiShemsedin MetaFatmir ShalaDukagjin MavrajBurim SelmaniEduard MusollajLuigj MusollajSevdije QeliAlban NovosellaBurim ShabanajHalit BerishaGjon MusolliBesmir Bicaj dhe Dinë Zogaj.

Ndërsa, zyrtarët e arrestuar gjatë këtij aksioni janë: Jeton Sylaj, Adrian Ramqaj, Granit Lubeniqi, Bashkim Mani, Nijazi Ibrahimi, Aferdita Gjokaj, Milit Basha, Halil Hasani, Lulzim Kurti, Bajram Gashi, Ramiz Ramosaj dhe Festim Omiraj.

Ata dyshohen se kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Dhënie e ryshfetit”, “Mashtrim me Subvencione’’, si dhe “Falsifikim i dokumenteve”.

Njoftimi i plotë:

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve L.K, R.R, F.O, M.B, H.H për shkak të veprës penale Mashtrimi në detyrë nga neni 419 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 dhe lidhur me nenin 31 të KPRK-së,  N.I për shkak të veprës penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoriteti zyrtar nga neni 414 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 të KPRK-së, Marrja e ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 421 paragrafi 1 i KPRK-së dhe Ushtrimi i ndikimit nga neni 424 paragrafi 1 i KPRK-së, B.G për shkak të veprës penale Mashtrimi në detyrë nga neni 419 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 dhe lidhur me nenin 31 të KPRK-së, J.S, A.R, A.GJ, për shkak të veprës penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1 të KPRK-së dhe Falsifikimi i dokumentit zyrtar  nga neni 427 paragrafi 1 i KPRK-së, G.L për shkak të veprës penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 414 par.1 lidhur me paragrafi 2 të KPRK-së, B.M për shkak të veprës penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 të KPRK-së dhe Falsifikimi i dokumenteve nga neni 390 i KPRK-së dhe Marrja e ryshfetit në bashkëkryerje nga neni 421 i KPRK-së, D.M, GJ.M, D.M, S.K, A.I, H.A, B.SH, SH.M, H.B, F.SH, S.Q, B.S, A.F, B.B, L.M për shkak të veprës penale Mashtrimi me subvencione nga neni 324 i KPRK-së, Falsifikimi i dokumenteve nga neni 390 i KPRK-së dhe Dhënia e ryshfetit nga neni 422 i KPRK-së, E.M, L.M, D.Z, A.N për shkak të veprës penale Mashtrimi me subvencione nga neni 324 i KPRK-së dhe Falsifikimi i dokumenteve nga neni 390 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër 31 të pandehurve e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç, në harmoni me nenin 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 e KPP-së, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të cekura si më lartë.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes kësaj gjykate.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./GazetaSinjali/