image Gjykata merr vendim për Dejan Pantiqin

Drejtësi

Gjykata merr vendim për Dejan Pantiqin

news image

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për vazhdimin e masës së sigurisë në çështjen penale kundër të pandehurit Dejan Pantiq.

Gjykata Themelore në Prishtinë njofton se Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës të datës 4 janar 2023 për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak, në çështjen penale kundër të pandehurit Dejan Pantiq për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kryerja e veprës terroriste në bashkëkryerje.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake me datë 05.01.2023 ka marr aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, të pandehurit Dejan Pantiq i vazhdohet masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje edhe për dy muaj, ashtu që arresti shtëpiak vazhdohet deri me datën 09.03.2023.

“Kundër këtij aktvendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special”, thuhet në njoftimin e GJTHP-së.

/GazetaSinjali/