image Gjykata Kushtetuese shpall të vlefshme zgjedhjet e 30 qershorit në Shqipëri

Shqipëri

Gjykata Kushtetuese shpall të vlefshme zgjedhjet e 30 qershorit në Shqipëri

news image

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka refuzuar kërkesën e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese vjen pasi fillimisht u mor opinion nga Komisioni i Venecias për këtë çështje. Kjo gjykatë pritet që të shpallë brenda dy javësh vendimin e arsyetuar për rrëzimin e kësaj kërkese, shkruan euronews.

Vendimi është certifikimi i zgjedhjeve dhe pas kësaj i hapet rruga vendimmarrjes së presidentit, Ilir Meta, për gjashtë bashkitë që janë pa kryetar.

Pas shpalljes së vendimit të arsyetuar dhe njoftimit nga KQZ, Meta duhet të dekretojë datën e zgjedhjeve të pjesshme në bashkitë Shkodër, Lushnjë, Dibër, Durrës, Rrogozhinë dhe Vorë.

Zgjedhjet e 30 qershorit 2019 për kryetar të bashkive u bojkotuan nga opozita. /Gazeta Sinjali/