Në seancën shqyrtuese të mbajtur sot, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shqyrtoi dhe vendosi për disa kërkesa, ndër to edhe për Ligjin për Pagat.
Zbatimin e Ligjit për Pagat, Kushtetuesja ka vendosur që ta pezullojë deri më 30 mars të vitit 2020.
“II. TË PEZULLOJË MENJËHERË zbatimin në tërësi të Ligjit nr. 06/L-111 për Pagat në Sektorin Publik, në kohëzgjatje të njëjtë”, thuhet ndër të tjëra në komunikatën e Gjykatës Kushtetuese. /Gazeta Sinjali/