image Gjykata Kushtetuese cakton datën se kur do të vendosë për shkarkimin e Metës

Shqipëri

Gjykata Kushtetuese cakton datën se kur do të vendosë për shkarkimin e Metës

news image

Gjykata Kushtetuese në Shqipëri ka caktuar datën se kur do të zhvillohet seanca për shkarkimin ose jo të presidentit Ilir Meta.

Kushtetuesja njofton se kjo seancë do të zhvillohet më 18 janar të vitit 2022, në orën 10:00.

Mbajtja e kësaj seance është kërkuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë me objekt “Për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutës”./GazetaSinjali/