Gjykata e Tiranës ka rrëzuar padinë për “shpifje” të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës kundër ish-kryeministrit, Sali Berisha.
Në padinë e shqyrtuar nga gjyqtarja Manjola Xhaxho, Rama kërkonte 23 mijë dollarë dëmshpërblim nga Berisha.
Padia e Ramës erdhi në lidhje me një status të bërë nga Berisha, ku pretendonte se Rama mbante një këmishë 23 mijë dollarësh.